February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Çudia kosovare; KOK-u udhëhiqet nga sporti jo olimpik

Shkruan: Kemajl Goca

Është interesant, se nga viti 1996 e deri më sot, Komiteti Olimpik është udhëhequr nga sporti jo olimpik.
Që nga viti 1996 e deri në vitin 2021, Besim Hasani, për 25 vite ka qenë kryetar i KOK-ut, që vinte nga një sport jo olimpik – karateja, por që bazën deleguese e ka marrë diku tjetër. Le ta thotë Besim Hasani se nuk është ashtu!

Tani në krye të KOK-ut është Ismet Krasniqi po ashtu vjen nga sporti jo olimpik, karateja por bazën deleguese e ka marrë në Federatën e Atletikës së Kosovës. Le ta thotë Ismet Krasniqi se nuk është ashtu.
Më së interesanti është kur KOK-u ndanë bursa për sporte jo olimpike, që kjo është rreptësishtë e ndaluar. Le ta thonë se nuk është ashtu. Të drejtën që të ndajë bursa për sporte jo olimpike e ka Ministria e Kulturës, Rinisë dhe e Sportit por jo edhe KOK sepse për atë është Komitet Olimpik. Le ta thotë KOK-u se nuk është ashtu!

Ajo që është vërtet interesante, për 27 vite KOK-u drejtohet nga një sport jo olimpik, le ta thonë se nuk është ashtu! Si Hasani si Krasniqi, kanë ardhur në krye me vota. Po flasim profesionalisht! KOK është veç për sporte olimpike dhe vetëm sportet olimpike e drejtojnë por jo edhe sportet jo olimpike sepse për atë e ka emrin olimpike! KOK-u nuk e ka në bord as xhudon me tri medalje olimpike, as basketbollin, as boksin, sportet më të rëndësishme. Paramendoni, sporti shkollor është i pari në Kategorinë B në kategorizim, ky është skandali më i madh që i ka ndodhur Kosovës në 24 vite të pasluftës! Le ta thonë se nuk është ashtu!

A merr pjesë Federatat e Sportit Shkollor në garat elitare? Le ta thonë zotërinjtë! Sporti shkollor, veç po mungon edhe federata e punëtorëve që të jetë në kategorinë A apo në B! Të gjithë e dijmë se kush janë në komisione dhe si bëhen kriteret, por të ishim si në Gjermani apo në Zvicër, a shtetet tjera normale, dikush do të jepte llogari apo do të përgjigjej penalisht për kategorizim. Po flasim për aspektin sportiv dhe anën profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *