Ademi në Paris, takohet me Infantinon

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka takuar në Paris presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, në prag të manifestimit “The Best FIFA Football Awards”.
Në këtë takim, të pranishëm ishin edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe ish-futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Valon Behrami.
Ky takim ishte një mundësi e mirë për të biseduar me presidentin Infantino, në një atmosferë tejet miqësore.
Gjithashtu, ata së bashku po e shijojnë edhe derbin e kampionatit francez, ndërmjet Olympique de Marseille dhe PSG.
Kreu i FFK-së ndodhet në kryeqytetin francez me ftesë të nr 1 të FIFA-s për ceremoninë madhështore, që mbahet nesër në orën 21:00, ku do të shpallen më të mirët e vitit 2022.
Postimi i plotë i Ademit: