Uncategorized
Spelplezier zonder Grenzen: jouw avontuur begint bij sava spin online casino met duizenden games, wekelijkse cashback en een VIP-programma voor...
Zážitek plný šancí: mostbet casino pro fanoušky sportu, hazardu a rychlých her s non-stop péčí.Sportovní Sázení: Široká Nabídka a Živé...
Jackpot-Alarm bei jedem Wurf: Mit plinko bis zu 1000x den Einsatz sichern und von einer außergewöhnlichen 99% Rückzahlung profitieren.Was ist...
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka nisur fazën përgatitore për dy ndeshjet vendimtare ndaj Turqisë në kuadër të "play-off" it të Ligës së Kombeve. Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, të premten, ndërsa ajo e dytë në udhëtim në Izmir, ku Dardanet do të kërkojnë të realizojnë objektivin e tyre, rikthimin në Ligën B. Nga ana tjetër, Turqia hyn në këto dy përballje me synimin për të mbetur në Ligën B. Përzgjedhësi i Kosovës, Sami Sermaxhaj, të dy ndeshjet me Turqinë i konsideron si finale: “I kemi dy ndeshje që janë sikur dy finale. Turqia është ekip me mbrojtje shumë të fortë, por ne jemi duke i bërë të gjitha planifikimet e duhura që ndaj tyre të arrijmë rezultat pozitiv. Synimi ynë është të kalojmë në Ligën B. Turqia mbrohet shumë mirë dhe kundërsulmon shpejt, prandaj do të marrim masa që ta kemi lojën nën kontroll dhe ta menaxhojmë si ndeshjen e parë ashtu edhe të dytën. Do të mundohemi të mbrohemi mirë, por edhe të sulmojmë në mënyrë efektive”, tha ai. Sermaxhaj konfirmoi edhe mungesa në grup, mes tyre Genta Feta nga SHBA, e cila për shkak të angazhimeve me klubin nuk ka mundur të udhëtojë, derisa pohoi se disa prej futbollisteve do t’i bashkohen ekipit nesër. Edhe futbollistet janë të vetëdijshme për rëndësinë e këtyre përballjeve. Donjeta Halilaj theksoi se ekipi është në formë të mirë: “Mendoj se forma ime është 100%, sepse vij nga kampionati aktiv ashtu siç vijnë edhe vajzat tjera. Jemi në formë të mirë, jemi një grup kompakt që luajmë bashkë prej kohësh dhe do të japim maksimumin. Këto janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, prandaj u bëj thirrje edhe 'Dardanëve' të jenë vijnë, sepse përkrahja e tyre është shumë me vlerë në ndeshje si këto”, tha Halilaj. Ndërsa Lumbardha Misini shtoi se motivimi dhe përgatitja janë në nivel të lartë: “Si unë edhe vajzat e tjera e kemi ditur rëndësinë e këtyre ndeshjeve dhe jemi munduar ta mbajmë performancën tonë në nivel të lartë. Besoj që secila prej nesh është më e përgatitur se kurrë dhe jemi gati për këto dy ndeshje. Besoj dhe shpresoj që do ta mposhtim Turqinë, sepse ky është synimi ynë dhe për këtë jemi mbledhur. E gjithë ekipi është në gjendje të mirë fizike dhe besoj se gjithçka do të shkojë mirë”, shtoi Misini, e cila po ashtu ftoi tifozët "Dardanët" të jenë sa më shumë prezent në stadiumin 'Fadil Vokrri'.
Επανάσταση στην Ψυχαγωγία: billionairespin, το απόλυτο στοίχημα και καζίνο με συναρπαστικές επιλογές, γρήγορες πληρωμές και ένα γενναιόδωρο πακέτο καλωσορίσματος έως...
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për herë të dytë ka shkelur në tokën e Kosovës, një vend me të cilin...
Barcelona vazhdoi formën e mirë në La Liga, duke fituar me rezultat 3-1 ndaj Real Oviedo në javën e gjashtë...
Cluck & Cash In: A Wild Adventure Awaits with the chicken road slot – Boasting 98% RTP & Thrilling Difficulty...
¡Desafía al destino! Chicken Road opiniones: la aventura aviar con un 98% de retorno, donde la estrategia y el riesgo...
