Image: 1155194933, License: Rights-managed, Restrictions: Usage restrictions: Advertising and promotion,Commercial electronic,Consumer goods,Direct mail and brochures,Indoor display,Internal business usage,Personal use, Model Release: no , Credit line: IPA, Independent Photo Agency / Alamy / Profimedia
Jude Bellingham ka vlerësuar ndikimin e madh të Jose Mourinhos në përmirësimin e lojës së Real Madridit, duke ia atribuar trajnerit portugez meritën për atmosferën dhe rezultatet pozitive të skuadrës.
Mesfushori anglez ishte një nga protagonistët e fitores së thellë 5:1 ndaj PSV Eindhovenit në Ligën e Kampionëve. Ai u aktivizua në pjesën e dytë dhe realizoi një gol spektakolar, i cili mori vëmendje të madhe.
Pas ndeshjes, Bellingham nuk kurseu elozhet për Mourinhon, duke theksuar se trajneri ka ndryshuar shumë gjëra brenda ekipit.
“Pse po luajmë më mirë? Jose Mourinho. Kaq! Jose Mourinho ndryshoi gjithçka. Ai lufton për ne dhe ne luftojmë për të. Ai është arsyeja pse gjithçka është përmirësuar. Vetëbesimi im është rritur dhe mendoj se po luaj futbollin më të mirë të karrierës sime”, deklaroi Bellingham.
Anglezi u pyet edhe për krahasimet me legjendën e Real Madridit, Zinedine Zidane, por tregoi përulësi ndaj ish-mesfushorit francez.
“Krahasimet me Zidanen? Jo, kjo është e tepërt. Është një objektiv i bukur, por Zidane është shumë më i mirë se unë, shumë më elegant. Ai ka qenë idhulli im që nga fëmijëria”, u shpreh ai.
Sa i përket Topit të Artë, Bellingham bëri të qartë se trofetë kolektivë me Real Madridin janë prioriteti i tij.
“Nuk më intereson Topi i Artë. Dua të fitoj Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe tituj me Real Madridin. Topi i Artë është për ju gazetarët, jo për mua”, përfundoi ylli anglez.