April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Barcelona me vështirësi e mposhti Valladolidin dhe u shkëput nga Real Madridi

Skuadra e Barcelonës ka arritur një fitore të rëndësishme, por më të vështirë se sa pritej, ndaj Valladolidit me rezultat 2-1, duke u shkëputur kështu në tabelë nga ndjekësi më i afërt, Real Madridi.

Katalanasit tani kanë shtatë pikë më shumë se “mbretërit”, të cilët do të luajnë këtë fundjavë kundër Celta Vigos në “Santiago Bernabeu”. Fitorja e arritur ndaj Valladolidit po ashtu shërbeu si një parapërgatitje e mirë për “El Clásico”-n e radhës, që do të zhvillohet javën e ardhshme në kuadër të La Ligas.

Ndeshja ishte nën kontroll të Barcelonës në aspektin e rasteve, por skuadra e trajnerit Hansi Flick u desh të punojë shumë për të kthyer rezultatin. Valladolid befasoi që në minutën e 6-të, kur Sanchez realizoi nga një mundësi e vetme. Megjithatë, Barcelona u rikthye në lojë me dy gola brenda gjashtë minutash në pjesën e dytë. Fillimisht Raphinha barazoi në minutën e 54-t, ndërsa në minutën e 60-të, Martin asistoi për Fermín López, i cili realizoi golin e fitores.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona ka grumbulluar 79 pikë, shtatë më shumë se Real Madridi me 72 pikë. Në vendin e tretë është Atletico Madridi me 67 pikë, i cili tashmë është jashtë garës për titullin kampion. Deri në fund të sezonit në La Liga kanë mbetur edhe katër xhiro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *