August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 22, 2026

Barça po bën gati një megakontratë për Lamine Yamal-in

Përparimi i Lamine Yamal-it që kur debutoi me Barcelonën ka qenë spektakolar. Lojtari i ri i Barçës po kalon faza me shpejtësi marramendëse si me klubin, ashtu edhe më kombëtaren.

Shifrat e tij këtë sezon (tre gola dhe katër asistime) janë vërtet të jashtëzakonshme. Kjo ka detyruar Barcelonën që të mendoi një kontratë të re për supertalentin. 

Në fakt Barça para disa muajsh i kishte bërë lojtarit kontratën e re, por të cilën është e detyruar ta përmirësojë falë paraqitjeve të lojtarit. Një milion euro e gjysmë në vit është shuma që përfiton Yamal aktualisht me kontratën që ka. 

Barcelona ka vendosur që sapo lojtari të mbushë 18 vjet në muajin korrik, të bëjë një mega-kontratë për spanjollin e ri. Raportohet se Yamal-i mund të bëhet lojtari më i paguar në skuadër dhe të ardhurat e tij mund të shumëfishohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *