November 27, 2026

Lidhu me ne

Social menu is not set. You need to create menu and assign it to Social Menu on Menu Settings.

futbolliinfo

Sot në Kampin Nacional të FFK_së në Hajvali u zhvillua turneu i futbollit me moton “Futbolli na bashkon”, një iniciativë e veçantë kjo e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jörn Rohde, në prag të përfundimit të mandatit të tij në Kosovë. Turneu mblodhi së bashku tetë ekipe pjesëmarrëse, përfshirë ekipin nga Qeveria e Kosovës, atë të partive politike, të Ambasadave, të KFOR_i gjerman, dy ekipe nga Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe asaj në Tiranë, si dhe ekipin e veteranëve të FFK_së. Ky aktivitet sportiv u karakterizua nga një atmosferë miqësore dhe gjithëpërfshirëse, duke reflektuar kësisoj fuqinë e sportit për të afruar komunitete dhe institucione të ndryshme. Fitues i turneut doli ekipi i Veteranëve të FFK_së, që në finale e mposhti ekipin II të Ambasadës Gjermane, me rezultat 3:0. Golat për Veteranët e FFK_së i shënuan Sheremet Isufi, Menduh Salihu dhe Lulzim Berisha. Trofeun kapitenit Lulzim Berisha ia ndau ambasadori Jorn Rohde.  Paraprakisht, presidenti i FFKsë, Agim Ademi, i dorëzoi një mirënjohje të veçantë ambasadorit Rohde për kontributin dhe përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj futbollit të Kosovës dhe për promovimin e vlerave të bashkëpunimit përmes sportit. Ambasadori Rohde, i cili është dëshmuar si një mik i madh i Kosovës dhe veçanërisht i futbollit kosovar, në muajin qershor do ta përfundojë mandatin e tij në Kosovë. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës, Suedisë dhe Shqipërisë, derisa në fund ambasadori Rohde shtroi një drekë për të gjithë pjesëmarrësit, si shenjë falënderimi dhe respekti për kontributin e tyre në këtë ngjarje sportive.