Shqipëria ka humbur penallti dhe disa raste të tjera të arta për të marrë vetëm një pikë...
futbolliinfo
Kombëtarja e Kosovës e ka vazhduar serinë pozitive me një fitore bindëse në miqësoren kundër Armenisë. Edhe...
Pas fitores bindëse në ndeshjen e parë (7:1), Kombëtarja U19 e Kosovës barazoi 2:2 në ndeshjen e...
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Armeninë në një ndeshje miqësore që pritet të shërbejë...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi e ka uruar komunitetin e futbollit dhe të...
Sot në selinë e UEFA-s në Nion është hedhur shorti për raundin e parë të kualifikimeve për...
Kombëtarja U19 e Kosovës ka shënuar fitore bindëse ndaj Saksonisë U19 (regjion i Gjermanisë), me rezultat të...
Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar të mërkurën stërvitjen e katërt në kuadër të përgatitjeve për dy...
Kombëtarja U19 e Kosovës ka nisur fazën përgatitore për dy ndeshje miqësore kundër përfaqësueses së regjionit të...
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e tretë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor kundër Armenisë dhe Komoreve. Edhe kjo seancë është mbajtur në Kampin Nacional në Hajvali dhe është karakterizuar me intensitet të lartë dhe përkushtim maksimal nga të gjithë futbollistët. Përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, përfshirë edhe ata që munguan në seancat paraprake, dhe ka vazhduar të punojë me ekipin në ndërtimin e filozofisë së lojës që do të aplikohet në këto dy miqësore. Stafi teknik është përqendruar në aspektet taktike dhe organizimin e lojës në të dy fazat, si në mbrojtje edhe sulm. Pas përfundimit të stërvitjes, futbollisti Ron Raçi, i cili për herë të parë është ftuar nga Foda u shpreh i lumtur që është pjesë e Kombëtares së Kosovës. “Jam mjaft i lumtur. Ta përfaqësosh vendin tënd është një ndjenjë shumë e mirë dhe jam krenar që jam në mesin e këtyre djemve. Do ta jap maksimumin për Kombëtaren e Kosovës. Jam duke u munduar të përshtatem me ekipin dhe taktikat e trajnerit. Stërvitjet që po i bëjmë janë me intensitet mjaft të lartë dhe shpresoj të jap më të mirën nga vetja. Të dyja miqësoret që na presin duhet t’i fitojmë, në mënyrë që të jemi më të motivuar për kualifikimet e Botërorit që na presin nga shtatori”, tha Raçi. Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Donat Rrudhani, i cili theksoi rëndësinë e këtyre dy përballjeve si pjesë e përgatitjeve për ciklin kualifikues të Botërorit. “E dimë që janë dy miqësore shumë të rëndësishme dhe duhet t’u qasemi me shumë seriozitet, duke u përgatitur maksimalisht si individë, por edhe si grup. Lojtarët e rinj i kemi pritur shumë mirë dhe besoj që janë ambientuar. Shpresoj që edhe ata do të tregojnë potencialin e tyre në këto miqësore”, tha ai. Kosova do të përballet me Armeninë më 6 qershor dhe me Komoret më 9 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me të dyja ndeshjet që nisin në orën 19:00. Këto sfida do të shërbejnë si test i rëndësishëm për Dardanët, në prag të nisjes së kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, ku janë në grup me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Seanca e radhës stërvitore është paraparë të mbahet të mërkurën, në orën 17:00, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.