February 19, 2025

Akuzë zyrtare ndaj Barçës për skandalin e gjyqtarëve!

Prokuroria në qytetin e Barcelonës ka akuzuar zyrtarisht klubin e Barcelonës për korrupsion në rastin e pagesave në shumë milionëshe ndaj José María Enriquez Negreira, ish-nënkryetarit të komisionit gjyqësor të ligës spanjolle.

Muajin e kaluar, media spanjolle zbuloi se Barcelona i ka paguar 8.4 milionë euro kompanisë së Negreiras për konsultime nga viti 2001 deri në vitin 2018. Prokurorët në këtë çështje tregojnë për korrupsion dhe llogari të rreme biznesi, që përfshijnë klubin dhe ish-presidentët Josep Maria Bartomeu dhe Sandro Rosell, por jo presidentin aktual Joan Laporta.

“Barcelona siguroi dhe mbajti një marrëveshje verbale rreptësisht konfidenciale me José María Enriquez Negreira, në rolin e tij si Zëvendës President i Komisionit Teknik të Arbitrave (CTA) për të kryer disa aktivitete që do të përfitonte Barcelona në vendimet e gjyqtarëve”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas tha muajin e kaluar se Laporta duhet të jepte dorëheqjen nëse nuk kishte shpjegim “logjik” për pagesat, por Laporta akuzoi La Ligën se donte të kontrollonte klubin dhe vuri në dukje se ata kurrë nuk kishin paguar gjyqtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *