July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ademi udhëton drejt Gjermanisë, mund të ketë lëvizje sa i përket trajnerit të Kombëtares

1 min read

Presidenti i Fedaratës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi pas shkarkimit të trajnerit të Kombëtares, Alian Giress është duke punuar fuqishëm në gjetjen e një zgjidhje për shtabin e ri teknik të Kombëtares.

Ai ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të analizojë situatën, derisa gjatë qëndrimit atje do të ketë edhe takime tjera ku do të diskutojë për zhvillimin e futbollit kosovar.

Kosova i nisi shumë keq eliminatoret për Kampionatin Evropian 2024, dhe pas vetëm katër ndeshjeve pothuaj është pa gjasa për kualifikim. Kjo edhe ka bërë që Ademi të mendojë mirë dhe mos të merr vendim të ngutshëm, derisa nuk është i interesuar që në këtë periudhë të bëjë shpenzime shumë të mëdha dhe të panevojshme.

Sido që të jetë ditët në vazhdim pritet të ketë risi për Kombëtaren, ku nuk përjashtohet mundësia që bankina e trajnerit t’i besohet edhe ndonjë trajneri shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *