August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 22, 2026

Ademi shihet bashkë me Muriqin dhe Asllanin

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është parë bashkë me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin dhe futbollistin e talentuar të Hoffenheimit, Fisnik Asllanin. Nuk dihet se ku janë duke udhëtuar ata, por me aq sa shihet në foton e publikuar nga kreu i FFK-së në Instagram duket se ata janë në ndonjë aeroport. Asllani aktualisht luan në kombëtaren e grupmoshave të Gjermanisë, por ai gjatë grumbullimit të fundit të Kombëtares së Kosovës e ka vizituar kampin e Dardanëve dhe është shprehur krenar me djemtë e Kombëtares. A mund të jetë Fisniku ndër emrat e parë të reformimit të Kombëtares që e ka paralajmëruar kreu i FFK-së mbetet të shihet në të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *