Joan Laporta, President of FC Barcelona, speak during presentation of the Centenary events of the FC Barcelona Basketball section at Auditori 1899 on August 24, 2026 in Barcelona, Spain.,Image: 1128202433, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: Javier Borrego/AFP7 / Shutterstock Editorial / Profimedia
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka lëshuar një tjetër deklaratë thumbuese në drejtim të rivalit të përjetshëm, Real Madridit, duke e akuzuar klubin madrilen se është tepër i përqendruar te gjiganti katalunas.
Laporta pretendon se drejtuesit e Real Madridit vazhdimisht e përmendin Barcelonën në deklaratat e tyre publike, në vend që të fokusohen te projektet dhe çështjet e klubit të tyre.
Madje, kreu i Barcelonës bëri edhe një koment ironik, duke sugjeruar se klubi katalunas mund t’i kërkojë Real Madridit të drejta autoriale për përdorimin e shpeshtë të emrit të tij.
“Do t’u kërkojmë të paguajnë të drejtat autoriale për përdorimin e emrit tonë! Duhet të ndalojnë së foluri për ne. Janë të obsesionuar me Barcelonën”, deklaroi Laporta.
Ai vazhdoi ironinë ndaj rivalit madrilen, duke theksuar se Real Madridi nuk ka fituar asgjë në dy vitet e fundit dhe se, sipas tij, klubi po mendon edhe për shitjen e një pjese të aksioneve.
“Duhet ta prezantojnë projektin e tyre, në vend që të shpenzojnë kohën duke folur për ne”, shtoi presidenti i Barcelonës.
Deklarata e Laportës vjen në vazhdën e rivalitetit të vazhdueshëm mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, Barcelonës dhe Real Madridit.