Luka Modric of AC Milan seen in action during Serie A Enilive 2026/27 football match between AC Milan and US Lecce.,Image: 1137249839, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: FCI / Gonzales Photo / Profimedia
Milani ka marrë një lajm të keq pas fitores bindëse ndaj Frosinones. Luka Modric ka pësuar një lëndim muskulor dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës, ndërsa në dyshim është edhe përballja e kampionatit ndaj Cagliarit.
Skuadra e Milanit ka marrë një goditje të papritur, pasi Luka Modric është detyruar të ndalet për shkak të një problemi fizik.
Mesfushori kroat, i cili luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Frosinones, në fund të takimit ka ndier dhimbje në pjesën e pasme të kofshës së djathtë.
Kontrollet mjekësore kanë konfirmuar një tërheqje muskulore në muskulin rectus femoris, duke bërë që 41-vjeçari të jetë jashtë planeve për ndeshjen kundër Olympiacosit në Ligën e Evropës.
Për momentin, i pasigurt mbetet edhe aktivizimi i tij në duelin e kampionatit ndaj Cagliarit, i planifikuar për 30 nëntor.
Në kampin kuqezi nuk dëshirojnë të rrezikojnë me rikthimin e parakohshëm të kroatit. Stafi mjekësor do ta monitorojë gjendjen e tij nga dita në ditë, ndërsa si datë e mundshme për rikthim përmendet 6 dhjetori, kur Milani pret Parmën.
Mungesa e Modrićit përbën një shqetësim për Milanin, duke pasur parasysh rëndësinë e tij në organizimin e lojës dhe kontrollin e mesfushës.