London, England, 24th November 2026. Gabriel Magalhaes of Arsenal fires in a header during the Arsenal vs Borussia Dortmund UEFA Champions League match at the Emirates Stadium, London. Picture credit should read: / Sportimage EDITORIAL USE ONLY. No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or live services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications. SPI_059_JB_ARSENAL_DORTMUND SPI-5177-0061,Image: 1155073003, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no , Credit line: James Baylis / imago sportfotodienst / Profimedia
Spektakël në mbrëmjen e Ligës së Kampionëve. Reali shënoi pesë gola në pjesën e dytë për fitore bindëse, ndërsa Borussia Dortmundi mori një pikë në udhëtim te Arsenali.
Ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve sollën gola dhe emocione, me Real Madridin që zhvilloi një pjesë të dytë fantastike ndaj PSV-së, ndërsa Borussia Dortmundi arriti të ndalë Arsenalin në Londër, duke marrë një barazim 1:1.
Në duelin mes dy skuadrave në formë, Arsenali kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin e bukur të Viktor Gyökeresit, i cili realizoi nga distanca. Megjithatë, Dortmundi reagoi në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 55-të me Beierin.
Arsenali kërkoi golin e fitores deri në fund, madje dy herë goditi shtyllën, por gjermanët rezistuan dhe u larguan me një pikë të rëndësishme.
Shpërthim i Realit në pjesën e dytë
Ndeshje spektakolare u zhvillua edhe në Madrid, ku Real Madridi mposhti PSV-në me rezultat 5:1.
Holandezët befasuan vendasit në pjesën e parë, duke kaluar në epërsi me anë të Ivan Perišićit nga penalltia në minutën e 32-të.
Por, pjesa e dytë ishte krejtësisht e Real Madridit. Federico Valverde barazoi në minutën e 50-të, ndërsa Jude Bellingham përmbysi rezultatin në minutën e 60-të.
Kylian Mbappe shënoi për 3:1 në minutën e 64-t, përpara se të realizonte edhe golin e dytë personal në minutën e 84-t. Vinicius Junior vulosi fitoren e thellë 5:1 në minutën e 87-të.
Spektakël edhe në ndeshjet e tjera
Barazim me shumë gola u regjistrua edhe në duelin mes Manchester Cityt dhe Napolit, që përfundoi 2:2.
Ndërkohë, Leipzig mposhti Lensin 3:1, Betisi fitoi 2:0 në udhëtim ndaj Slovan Bratislavës, ndërsa Como triumfoi minimalisht 1:0 ndaj AEK Athinës.
Porto mori fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Feyenoordin 1:0.
Rezultatet e mbrëmjes:
- Arsenal – Borussia Dortmund 1:1
- Real Madrid – PSV 5:1
- Manchester City – Napoli 2:2
- Leipzig – Lens 3:1
- Slovan Bratislava – Betis 0:2
- Como – AEK Athinë 1:0
- Feyenoord – Porto 0:1