Elliot Anderson: Bellinggham dhe Kane janë lojtarë që bëjnë diferencën
Mesfushori i Anglisë, Elliot Anderson, ka komentuar triumfin e vështirë ndaj Republikës Demokratike të Kongos, duke theksuar karakterin dhe unitetin e skuadrës.
“E dinim çfarë do të bënin dhe ishte pikërisht ajo. Ishte shumë e vështirë për t’i çarë, por qëndruam bashkë dhe luftuam deri në fund, dhe për fat ia dolëm”, u shpreh Anderson.
Ai vlerësoi edhe rolin e liderëve të skuadrës, duke përmendur Jude Bellingham dhe Harry Kane.
“Janë lojtarë për ndeshje të mëdha. Ne përpiqemi t’ua dërgojmë topin dhe ata bëjnë diferencën. Sot ishin të jashtëzakonshëm”
Duke folur për vështirësitë në lojë, Anderson pranoi se Anglia hasi probleme në finalizim, por e vlerësoi portierin kundërshtar dhe ndikimin e zëvendësimeve.
“Ishte e vështirë, në 20 minutat e para ishim nën presion, pastaj u rritëm. Na mungoi goli, por portieri i tyre ishte shumë i mirë. Zëvendësimet bënë diferencën”
Në fund, ai zbuloi edhe mesazhin e kapitenit në dhomat e zhveshjes.
“Na tha thjesht ta shijojmë. Jemi në 1/8 e finales, ta shijojmë me tifozët dhe pastaj kthehemi në punë”
