July 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728293031  
July 1, 2026

Harry Kane pas fitores së Anglisë: Ishte një shpërthim emocionesh, këto janë momente heroike

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, u shfaq i emocionuar pas fitores dramatike 2-1 ndaj Kongos, rezultat që i siguroi “Tre Luanëve” kualifikimin në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës.

Autori i dy golave vendimtarë theksoi se skuadra angleze nuk e humbi besimin edhe pse ishte në disavantazh dhe vlerësoi karakterin e treguar nga ekipi në një sfidë me shumë presion.

“Ishte çështje këmbënguljeje, të vazhdonim të besonim dhe momenti ynë do të vinte. Këto janë momente heroike – mund të jetë kushdo në skuadër, një pritje e portierit, një ndërhyrje e mbrojtjes… të gjithë mund të jenë vendimtarë. Sot, për mua ishte një prej atyre ditëve”, tha Kane.

Sulmuesi anglez foli edhe për emocionet që solli goli i dytë, i cili erdhi në minutat e fundit të takimit dhe vulosi përmbysjen.

“Goli i parë na mbajti në lojë, ndërsa i dyti ishte thjesht shpërthim emocionesh pas 80 minutave frustrimi.”

Kane nënvizoi se ndeshjet me eliminim direkt kërkojnë durim dhe menaxhim të presionit, duke shtuar se Anglia tregoi karakter në një nga përballjet më të vështira deri më tani.

“Në ndeshje të tilla duhet durim. Kur vjen faza me eliminim direkt, presioni dhe rreziku janë shumë më të mëdha. Ne kemi folur gjatë gjithë javës që të jemi vetvetja.”

Kapiteni i Anglisë vlerësoi edhe paraqitjen sulmuese të ekipit, duke e cilësuar atë si një nga më të mirat në turne.

“Nga ana sulmuese, ndoshta kjo ishte ndeshja jonë më e mirë në turne deri tani. Sigurisht, ka ende gjëra për t’u përmirësuar, por në fund të ditës këto ndeshje kanë vetëm një gjë të rëndësishme – të kalosh më tej.”

Në fund, Kane zbuloi edhe mesazhin që u dha bashkëlojtarëve pas përfundimit të ndeshjes.

“U thashë djemve në fund: shijojeni momentin. Në ndeshje të tilla shpesh nuk feston sa duhet, por ne jemi në Kupën e Botës, po luftojmë për çdo detaj dhe duhet ta shijojmë.”

Ai gjithashtu vlerësoi ndikimin e lojtarëve të futur nga stoli, duke theksuar se skuadra fiton energji të re në momentet vendimtare.

“Fundi i ndeshjes duhet të na japë shtysë. Zëvendësimet po ndikojnë shumë dhe na japin energji shtesë. Jemi shumë të fortë kur mbajmë këtë nivel.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *