Ka festë edhe pa pije alkoolike

Nov 24, 2022
Shkruan: Adrian Chiles

Pas ndalimit të alkoolit në Katar, ekziston mundësia që Anglia ta fitojë Kupën e Botës, nga tifozët e zhurmshëm esëll


Të shikoje futboll pa pije dikur ishte e paimagjinueshme. Por, kishte lloje të ndryshme të gjërave që nuk do t’i përballoja pa përdorimin e alkoolit: le të themi – të shkoja në një martesë ose në ndonjë ‘party’; ose çdo lloj date. Lista ishte e gjatë. Gjatësia e listës suaj është një mënyrë e mirë për të matur varësinë tuaj nga alkooli. Kurrë nuk arrita në fazën që të kisha nevojë për një pije për të shkuar në dyqan, por padyshim që isha në fazën kur një mbrëmje me një mik të dashur nuk do të bëhej shumë tërheqëse nëse nuk do të kishte pije alkoolike.

Do të përballoja të gjitha telashet për t’u reklaksuar me pije para ndeshjes. Gjithmonë do të përpiqesha të merrja trenin, jo që të shkoja drejt ndeshjes apo për të bërë gjënë e duhur për mjedisin, por për arsye të gabuara; E mirë për gjurmët e karbonit, e keqe për mëlçinë time. U bë tepër e rëndësishme për mua për të pirë disa litra birrë në ndonjë “Pub” apo një tjetër, një ritual para ndeshjes që nuk ishte për ngatërresa.

Përpara gjysmëfinales së Kroacisë në Kupën e Botës më 1998, mora një Eurostar të hershëm në Paris dhe hëngra e piva gjithë ditën me miqtë e mi kroatë. Në “Stade de France”, pati një gëzim të madh për ne kur Kroacia kaloi në avantazh. Megjithatë, unë e humba golin, sepse, po urinoja. Duhet të ekzistojë një vend i veçantë në ferrin e budallenjve për njerëzit që shpenzojnë kaq shumë kohë dhe para për të shkuar në një ndeshje futbolli, vetëm për të humbur golin e vetëm të ekipit të tyre sepse fshikëza e tyre është plot. Franca fitoi 2-1 – meqë ra fjala, i pashë të dy golat e tyre – dhe shkova në shtëpi i mjerë. Absurde, krejtësisht absurde.

Në rastin tjetër që ndodh gjëja e duhur për arsyet e gabuara, konsumimi i alkoolit nga tifozët anglezë në Katar nuk është ajo që ata mund të dëshironin. Dhe nëse kjo pakëson kënaqësinë e tyre, kjo nuk më jep kënaqësi. Nga ana tjetër, ekziston mundësia e shijshme që Anglia të fitojë këtë Botëror të zhurmshëm nga tifozët e matur, të cilëve nuk do t’u zvogëlohet kënaqësia aspak nga mungesa e alkoolit. Ndërsa ata përfundimisht largohen nga stadiumi pas finales, pasi kanë parë Harry Kane duke ngritur trofeun, asnjëri prej tyre nuk do të thotë: “Kjo është vërtet e mrekullueshme – një nga ditët më të mira të jetës sime – por do të kishte qenë shumë më mirë nëse do të kisha pirë gjithë ditën.” Ata mund të vajtojnë se sa turp është që ata nuk mund të dalin më pas dhe të bëjnë ngatërresa, por edhe kjo do të kalojë pasi festa do të vazhdojë gjatë natës, pa asnjë pije alkoolike.

Paramendoni tifozët e Arabisë Saudite këtë javë, pran vetes me gëzim të mahnitur, ndërsa ekipi i tyre mundi Argjentinën. Shpirtrat e gjorë. Sikur t’u lejohej të pinin alkool, ata do të ishin në gjendje ta shijonin siç duhet, do të mendonte dikush.

Rebecca West, nga të gjithë njerëzit, shkroi diçka që shkon në thelb të kësaj. Në ditarin e saj për udhëtimet e saj nëpër Jugosllavi në prag të Luftës së Dytë Botërore, islamofobia e saj nuk është kurrë larg sipërfaqes, prandaj hezitoj ta citoj atë për çështje të ngjashme. Megjithatë, në atë që më cilësohet si një kompliment i paqëllimshëm, ajo thotë për “turqit” se “shpërblimi i tyre për abstenimin total nga alkooli duket, në mënyrë të palogjikshme, është aftësia për t’u dehur pa të”.

Aftësia për të arritur dehje pa konsumimin e alkoolit është padyshim një aftësi jetësore që ia vlen të përvetësohet. Po arrij atje. Nëse mund të arrij dehjen pa konsumimin e futbollit është një çështje tjetër.

P.S.

Adrian Chiles është kolumnist i “The Guardian”