Ademi uron Dritën, fitore me shpirt luftarak

Suksesit të sotëm të Dritës iu ka gëzuar edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili po punon me përkushtim të madh për ngritjen e vazhdueshme të futbollit kosovar dhe nivelit të ligës.
Pas triufmit ndaj Audas ai ka përgëzuar Dritën për suksesin e arritur.
“Me kënaqësi të veçantë dua t’i shpreh urimet e mia më të përzemërta për Drita FC për kualifikimin në fazën e “play-off”-it në UEFA Conference League.
Fitorja ndaj FC Auda 3:1, me një përpjekje të jashtëzakonshme dhe me shpirt luftarak në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” përgjatë 120 minutave, është dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit të pashoq të të gjithë futbollistëve.
Urime për futbollistët, stafin e trajnerëve, drejtuesit e klubit dhe tifozët e “Intelektualët” që i dhanë mbështetje të madhe skuadrës drejt këtij triumfi.
Ju priftë e mbara”, ka shkruar Ademi në facebook.