June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ballkani eliminohet në penallti

Kampioni i tri edicioneve të fundit në Kosovë, Ballkani, është ndalur në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës. Ballkani, që në dy edicionet e fundit ishte pjesëmarrës në fazën grupore të kësaj gare, u eliminua të enjten mbrëma nga Larne e Irlandës së Veriut, pas ekzekutimit të penalltive, 4:1. Në 120 minuta lojë vendosi goli i Walid Hamidit në minutën e 45-të nga penalltia. Ishte pikërisht Hamidi që dështoi në ekzekutimin e penalltive, bashkë me Engjëll Ajazaj, ndërsa shënoi Krenar Dulaj.

Por kjo nuk mjaftoi pasi vendësit i shënuan të katër penalltitë dhe iu gëzuan avancimit në plejof.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *