July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Pedri inkurajon Gavi: Kur je i dëmtuar e kupton sa vlerë ka shëndeti

1 min read

Përveç Marc-André Ter Stegen dhe Robert Lewandowski, Pedri ishte lojtari tjetër i Barcelonës, i vlerësuar gjatë ndarjes së çmimeve “MARCA”. Lojtari kanarian mori çmimin si futbollisti i preferuar të tifozëve të “Hyundai”.

Çmimi – “Është një krenari. Që kur kam filluar në një nivel të lartë kam ndjerë dashurinë e fansave. Jam shumë i lumtur dhe i falënderoj të gjithë ata që më kanë votuar”.

Mesazhi për Gavi – “Unë i dërgoj shumë inkurajim. E di që janë kohë shumë të vështira për të. Kam pasur disa lëndime dhe e di që kur dëmtohesh, e vlerëson shumë sa vlerë ka të jesh i shëndetshëm. Të gjithë do ta ndihmojmë”.

I çrregullt në shtëpi – “Më pëlqen të vendos rregull në fushë më mirë. Nëna ime më qorton nëse dhoma nuk është e rregulluar. Muzika në dhomat e zhveshjes – “Para ndeshjeve më pëlqen të dëgjoj më shumë muzikë klasike. Muzikë që prindërit e mi e dëgjojnë më shumë. Unë do të luaja një këngë nga ‘Quevedo’, e cila është nga vendi im”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *