July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Ujkani: Nuk është koha të dorëzohemi

1 min read

Zëvendësdrejtori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Samir Ujkani, ka shkruar se viti që po e lëmë pas, nuk ka qenë i lehtë. Por ai ka shtuar se nuk është koha të dorëzohemi, por të synojmë më të mirën në vazhdimësi.

Ujkani u pensionua nga futbolli aktiv në moshën 35-vjeçare, ndërsa me Kosovën ka zhvilluar 35 paraqitje.

Një ditë pas tërheqjes nga futbolli aktiv, Ujkani mori post të ri në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Ai u emërua zëvendësdrejtor.

“Po e përmbyllim një vit jo të lehtë për ekipin tonë Kombëtarë, gjatë të cilit patëm pritshmëri të mëdha, por nuk arritëm t’ i përmbushim ato, përkundër dëshirës së flaktë dhe angazhimit të madh të gjithë secilit prej nesh.

Megjithatë nuk është koha të dorëzohemi, por të shohim përpara me më shumë vetëbesim mirëpo edhe me më shumë përgjegjësi nga të gjithë ne që jemi pjesë ekipit kombëtarë”, ka shkruar Ujkani të mërkurën në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *