Liverpooli ka refuzuar ofertën e Manchester Cityt për Cody Gakpon, pavarësisht dëshirës së sulmuesit holandez për t’u transferuar te kampionët...
Year: 2026
Jose Mourinho është ndarë i kënaqur me paraqitjen e Real Madridit në fitoren e thellë 4-0 ndaj Malagas, veçanërisht me...
Manchester City ka përmbyllur me sukses goditjen e radhës në tregun e futbollistëve. Kampionët e Anglisë kanë zyrtarizuar blerjen e...
Barcelona ka shënuar fitore bindëse 5:2 ndaj Rayo Vallecanos, në kuadër të xhiros së tretë të La Ligës. Rayo Vallecano...
Arsenal ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në transfertën e vështirë ndaj Aston Villa, duke triumfuar me rezultat 0:1...
Superylli, Lionel Messi, njoftoi të hënën për tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar. Në një postim në “Instagram”, që paraqiste...
Bradley Barcola ka dhënë intervistën e parë si futbollist i Liverpoolit, pasi përfundoi transferimin e tij nga Paris Saint-Germain dhe...
Liverpooli ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit anësor francez Bradley Barcola nga Paris Saint-Germain, në një marrëveshje që mund të arrijë...
Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, ka vazhduar me ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, që i dedikohet futbollistit më të dalluar të çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Pas ndeshjeve të xhiros së tretë, këtë çmim e ka fituar futbollisti i FC Prishtina, Assane Diatta, i cili u dallua me paraqitjen e tij dhe kontributin vendimtar në fitoren e skuadrës bardhekaltër kundër Llapit (4:0). Diatta ishte protagonist i suksesit të Prishtinës, duke realizuar dy gola dhe duke ndihmuar skuadrën e tij të arkëtojë pikët e plota. “Ndeshja ishte shumë e vështirë në pjesën e parë. Menaxhuam lojën mirë, duke u mbrojtur mirë dhe, njëkohësisht, duke sulmuar. Në pjesën e dytë dolëm me një ide tjetër dhe, me ndihmën dhe këshillat e trajnerit, arritëm ta bënim lojën më të lehtë për ne. Shanset tona i shndërruam edhe në tre gola tjerë dhe jam shumë i lumtur për fitoren”, ka thënë Diatta pas pranimit të çmimit. Futbollisti senegalez ka folur edhe për raportin e tij me klubin dhe qytetin e Prishtinës. “E dua shumë Prishtinën dhe klubin. Njerëzit këtu janë shumë të mirë dhe mikpritës, ndaj jam shumë i lumtur që jam këtu dhe që jam pjesë e këtij klubi”, u shpreh ai. Diatta ka treguar se çmimin “Ylli i Javës” ia dedikon personit më të rëndësishëm në jetën e tij. “Këtë çmim ia dedikoj nënës sime, e cila është gjithçka për mua. Jam shumë i lumtur për ekipin dhe për veten, sepse e di që kam dhënë kontributin tim në këtë fitore”, deklaroi Diatta. Vlerësimi për çmimin “Ylli i Javës” është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.
Futbolli italian po përballet me një statistikë të pazakontë. Për herë të parë që regjistrohen të dhëna të tilla, në...
