Donat Rrudhani do të mungojë në grumbullimin e Dardanëve, Foda fton Meriton Korenicën
Donat Rrudhani nuk do të jetë pjesë e Kosovës në grumbullimin e këtij muaji për ndeshjet e Ligës së Kombeve, pasi ka pësuar lëndim në stërvitje me ekipin e tij.
“Për shkak të lëndimit të pësuar në stërvitjen e djeshme, Donat Rrudhani nuk do të mund t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës për grumbullimin e radhës. Në vend të tij, përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar Meriton Korenicën, i cili ishte në listën e tij të zgjeruar. Donatit i urojmë shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në fushën e lojës dhe në fanellën dardane”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Kombëtarja dardane grumbullohet të hënën në hotel Emerald, derisa më 24 shtator do ta luajë ndeshjen kundër Irlandës në “Fadil Vokrri”.
