Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s, i cili do të...
Year: 2026
Gjilani, Malisheva dhe Vushtrria janë tri skuadrat e radhës që kanë siguruar kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll. Tri ndeshjet e fazës 1/8 së finales u zhvilluan të enjten, duke dhuruar emocione dhe gola. Gjilani e eliminoi Lirinë e Prizrenit me rezultat 2:1 në stadiumin e vet. Golin e parë për vendasit e shënoi Armend Thaqi nga penalltia në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Epërsinë e dyfishoi Hamdi Namani në minutën e 65-të, duke shënuar me kokë pas harkimit të kapitenit Thaqi. Ky ishte edhe debutimi i tij me fanellën e Gjilanit. Liria ngushtoi rezultatin në minutën e 85-të me golin e Dijar Nikqit, ndërsa prizrenasve iu anuluan edhe dy gola për pozitë jashtë loje. Malisheva e siguroi kalimin tutje me fitore bindëse 4:0 ndaj Trepçës ’89. Në këtë ndeshje shkëlqeu Assane Diatta, i cili realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim. Ai hapi serinë e golave në minutën e 31-të, ndërsa katër minuta më vonë realizoi Arbër Pira. Diatta shënoi sërish në minutën e 75-të për 3:0 dhe asistoi për golin e katërt të Valmir Nafiut në minutën e 88-të. Në çerekfinale u kualifikua edhe Vushtrria, e cila në shtëpi mposhti Vëllaznimin e Gjakovës me rezultat 2:0. Golin e parë e shënoi Erion Krasniqi në minutën e 33-të, ndërsa Lis Demiri vulosi fitoren në minutën e 78-të. Më herët kualifikimin në çerekfinale e kanë siguruar edhe Llapi, Ferizaj, Dukagjini dhe Ballkani. Ndeshja e fundit e fazës 1/8 së finales do të zhvillohet më 18 shkurt, nga ora 13:00, ndërmjet Feronikelit 74 dhe Dinamos së Ferizajt.
Karim Adeyemi ka shkaktuar përsëri polemika jashtë fushës së blertë, kësaj radhe jo për performancat e tij për Borussia Dortmund,...
Arda Guler është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike pas deklaratave shpërthyese të ish-trajnerit të tij në Turqi, i cili...
Sot luhet ndeshja e Kupës së Kosovës mes Gjilanit dhe Lirisë. Gjilani dhe Liria ballafaqohen nga ora 13:00 në kuadër...
Në orët e mbrëmjes në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, Ballkani arriti ta eliminojë Prishtinën në 1/8 e finales së...
Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Jakup Berishës, njërit prej...
Rizgjedhja e Agim Ademit në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për mandatin 2026–2030 ka marrë një vëmendje të...
FIFA uron presidentin Ademi për rizgjedhjen: Mbështetje e plotë për zhvillimin e futbollit në Kosovë
Federata e Futbollit e Kosovës ka pranuar një letër zyrtare urimi nga shtëpia botërore e futbollit, FIFA, me rastin e...
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi,...
