April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Zekirija Ramadani: Ëndërr e realizuar

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani, është parë i emocionuar pas kualifikimit historik në Ligën e Konferencës. Ai ka thënë se ky sukses ka qenë mëritë e plotë e lojtarëve.

“Një gëzim i jashtëzakonshëm, emocion i madh. Merita më e madhe është e dy presidentëve, që asnjëherë nuk janë dorëzuar. Për mua personalisht është një ëndërr e realizuar. Garoj me veten dhe mendoj se mund t’i jap edhe më tepër futbollit kosovar. Është meritë e plotë e lojtarëve”, ka thënë ai pas ndeshjes, teksa suksesin ia ka dedikuar babait të tij të ndjerë.

Drita fitoi të dyja ndeshjet e plejofit ndaj Differdanget. Në ndeshjen e kthimit në Luksemburg fitoi 1:0, një javë pas fitores 2:1 në Prishtinë. E para këtyre ndeshjeve, Drita pësoi pesë humbje rresht. E Ramadani ka thënë se rikthimi tregon karakterin e lojtarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *