February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Yll Hoxha: Do të luftojmë deri në fund për të dalë në Europë, kualifikimi në finale ishte i vështirë

Gjilani arriti fitore të madhe dje ndaj Llapit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës duke u kualifikuar kështu në finalen e kësaj gare.

Skuadra e udhëhequr nga Zekirija Ramadani fitoi me rezultat 1-0 ndaj Llapit të Tahir Batatinës.

Në finalen e kësaj gare, Gjilani do ta ketë përballë Prishtinën e cila e eliminoi në gjysmëfinale Vushtrrinë, kurse lojtari i Gjilanit, Yll Hoxha ka folur për ‘GazetaBlic Sport‘ për këtë arritje.

Hoxha tha  se fitorja ndaj Llapit dhe arritja në finale është shumë e rëndësishme për skuadrën e cila tashmë do fokusohet në Superligën e Kosovës.

“Ishte një kualifikim shumë i vështirë, pasi kemi pasur shumë dëmtime te lojtarëve kryesorë të skuadrës. Duke pasur parasysh se në janar kishte vështirësi në klub, mendoj se është një sukses i mirë”, tha fillimisht ai.

“Deri te ndeshja me Prishtinën në finale, kemi edhe 7 ndeshje të rëndësishme që do t’i luajmë me radhë, dhe do të fokusohemi që të marrim maksimumin e pikëve që ta mbajmë vendin e tretë në tabelë”, shtoi Hoxha.

“Këtë të dielë, kundër Drenicës, kam besim tek ekipi që do të dalë fitues dhe do të vazhdojmë drejt synimit tonë për të dalë në Europë” përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *