February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

Skriniar mbyll sezonin para kohe, rikthehet në verë te PSG-ja

Milan Skriniar mbyll para kohe sezonin dhe aventurën e tij te Interi. Mbrojtësi sllovak, ishte prej ditësh i dëmtuar, iu nënshtrua një operacioni në shpinë dhe do t’i duhen 30-40 ditë për t’u rikuperuar.

Operacioni u krye në Paris, me miratimin e Interit dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve të PSG-së, klub të cilit Skriniar do t’i bashkohet duke nisur nga fillimi i sezonit të ardhshëm.

Mbrojtësi sllovak ka kontratë me Interin deri në fund të sezonit dhe në janar nënshkroi një akord paraprak me PSG-në, për t’u transferuar në kryeqytetin francez nga sezoni i ardhshëm.

Vetë Skriniar reagoi në rrjetet sociale, ku shkroi se operacioni ishte i domosdoshëm pas dëmtimit në ndeshjen e Interit ndaj Portos dhe tha se do të punojë për t’u rikthyer sa më shpejt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *