February 19, 2025

Vushtrria kalon në çerekfinale përmes penalltive

Dueli i dy skuadrave të Ligës së Parë, Flamurtarit dhe Vushtrrisë në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës është vendosur përmes penalltive. Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve është mbyllur me shifrat e barabarta, 1:1. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Të parët në epërsi kaluan vushtrriasit, me golin e Taulant Avdylit, derisa shifrat i barazoi Trim Islami, nga penalltia në minutën e 72-të. Në gjuajtjet e penalltive më të saktë u treguan vushtrriasit, të cilët fituan me shifrat 4:3, duke u kualifikuar kësisoj në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *