E bujshme, Evertoni mposht Arsenalin

Arsenal ka pësuar humbjen e dytë të sezonit në Premier League, pasi është mundur në fushën e Everton me rezultatin 1-0 në javën e 22-të të kampionatit anglez.
Një rezultat me të vërtetë befasues duke parë se vendasit e kanë nisur ndeshjen duke mbajtur vendin e parafundit në renditje dhe tani janë ngjitur përkohësisht në pozicionin e 17-të falë golit të shënuar nga Tarkoëski në minutën e 60-të.
Një rezultat që gëzon edhe City-n. Skuadra e Pep Guardiola-s, në fakt, mund të shkojë vetëm dy pikë larg Topçinjve në rast se do të marrë një fitore të dielën kundër Tottenham-it.
Dhe të mendosh se gjatë ndeshjes tifozët e Everton-it kanë fluturuar një aeroplan mbi Goodison Park në shenjë proteste ndaj mënyrës se si po drejtohet klubi – ndërsa bordi nuk ka marrë pjesë në ndeshjen e parë të trajnerit Sean Dyche në krye të ekipit.
Para ndeshjes, tifozët i bënë të qarta mendimet e tyre për hierarkinë e klubit. Mbështetësit marshuan në rrugët përreth Goodison Park me pankarta që kritikonin mënyrën se si klubi po menaxhohet nga bordi.