April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 13, 2026

Arteta me fjalë të mëdha për futbollistët e tij: Jam shumë krenar për këta lojtarë, i dua shumë

Everton e ka mposhtur Arsenalin në përballjen e ditës së sotme në Premier Leauge.

Vendasit triumfuan me rezultat minimal 1 me 0.

Ishte kjo humbja e parë në 14 ndeshje në Premier League për Arsenalin, por trajneri Arteta tregoi se skuadra nuk dorëzohet asesi në momente të tilla.

“Unë u thashë lojtarëve sot se i dua shumë më shumë se një javë më parë dhe gjashtë muaj më parë.

“Është e lehtë të jesh pranë dikujt kur ai fiton dhe luan mirë. Tani është momenti për të qenë pranë tyre – ata e meritojnë atë.

“Jam shumë krenar që stërvit këta lojtarë”, përfundoi Arteta pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *