February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 13, 2025

“Vetëm Pele mund të krahasohet me Messin”

Ish-lojtari i Kombëtares angleze Joe Cole beson se Lionel Messi është futbollisti më i mirë në histori.
Britaniku thotë se vetëm Pele mund të krahasohet me yllin argjentinas. Messi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Kupës së Botës në Katar dy muaj më parë.

“Gjithmonë do të ketë një debat se kush është lojtari më i mirë në histori. Por Messi i dha fund të gjitha diskutimeve për gjeneratën aktuale sepse fitoi gjithçka”, tha 41-vjeçari Cole dhe vazhdoi:

“Më herë ai ka luftuar por ka vuajtur në Kupat e Botës dhe kjo ka ngritur shumë pikëpyetje. Nuk kam parë kurrë një lojtar si Messi. Unë e konsideroj atë si lojtarin më të mirë të të gjitha kohërave. Vetëm Pele mund të përballet me Leon. Messi ia kaloi Ronaldos dhe Maradonës”.

Cole e filloi karrierën e tij profesionale në West Ham dhe gjithashtu luajti për Chelsea, Liverpool, Lille, Aston Villa, Conventry dhe Tampa Bay.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *