Ronaldo dhe akuza shumë e rëndë e modeles; mbërrin vendimi i parë i bujshëm

Avokati Leslie Mark Stowall do të duhet t’i paguajë Cristiano Ronaldos 275.000 £ si rimbursim të tarifave ligjore të portugezit për t’u mbrojtur kundër akuzave për për**unimin e pretenduar të Kathryn Mayorga.
Episodi daton në vitin 2009, por Ronaldo gjithmonë ka mohuar çdo formë akuze. Në vitin 2010 pati një marrëveshje mes palëve, por më 2018, Mayorga ngriti një padi civile, pasi u zbuluan komunikimet mes avokatëve të Ronaldos nga “Footbal Leaks”.
Padia zgjati deri vitin e kaluar, kur u refuzua nga gjyqtari, i cili theksoi se avokati i Mayorga kishte përdorur materiale të vjedhura nga “Footbal Leaks”. Mocioni u refuzua dhe Stowall u urdhërua të paguante 275.000 £.
Policia e Las Vegas gjithashtu, pas shqyrtimit të incidentit në vitin 2018, theksoi se pretendimet e Mayorga “nuk mund të vërtetoheshin”.