April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 17, 2026

Vedat Muriqi mund të transferohet te Barcelona

Barcelona ia ka vënë syrin futbollistit të Kosovës, Vedat Muriqi, si opsion për sulmues të ardhshëm të klubit, në rast se dështon transferimi i Julian Alvarezit nga Atletico Madridi.

Siç ka shkruar “Sport.es”, Barcelona po e përcjell tash e sa kohë golashënuesin e dytë më të mirë të La Ligës por ende nuk ka pasur kontakte zyrtare me përfaqësues të tij.

Sipas shkrimit të publikuar të premten, Barcelona e ka të qartë se do të jetë e vështirë të sigurojë shërbimet e Julian Alverzit dhe ka menduar për alternativa. Një alternativë është një sulmues shtatgjatë me prani të theksuar në zonën kundërshtare dhe përvojë.

E sipas burimeve të këtij mediumi, një nga alternativat që ka dalë së fundmi është 31-vjeçari nga Kosova që ka shkëlqyer me Mallorcan. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në ligë.

“Me gjatësi 1.94 metra, ai është profil ndryshe prej asaj që Barcelona tash e posedon, por është pikërisht kjo arsyeja përse e pëlqejnë; dominon në ajër, i bllokon qendërmbrojtësit dhe ka nuhatje brenda zonës”, shkruan në përshkrimin e mediumit për yllin e Kosovës.

Sipas burimeve të “Sport.es”, klubi ka gjetur kontakte të ndërmjetësve për të kuptuar më shumë për situatën e lojtarit, por ende s’ka pasur kontakt direkt me përfaqësues të tij. E për Muriqin është thënë se ai ka fokus vetëm që ta mbyllë sezonin, e më pas të mendojë për të ardhmen.

Futbollisti ka klauzolë 40 milionë euro, megjithatë burimet e mediumit kanë thënë se ai mund të largohet për shumë më të lirë. Ai ka kontratë deri më 2029 te Mallorca. Një skenar është që nëse Mallorca bie një rang më poshtë, çmimi i Muriqit do të ishte edhe më i ulët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *