June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Vedat Muriqi golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas, vendos këpucët e tij në muzeun e klubit

Me dy golat e tij kundër Rayo Vallecano, sulmuesi i Kosovës është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Mallorcas në La Liga.

Muriqi ka arritur në shifrën e 55 golave, duke tejkaluar 54 golat e Samuel Eto’os me fanellën e Mallorcas në La Liga.

Brenda katër minutash, “Piratët” shënoi dy gola që i dhanë ekipit të Mallorcas në ndeshjen e rëndësishme në garën për mbijetesë.

Mallorca mposhti Rayo Vallecanon 3:0, të dielën, në kuadër të javës së 31-të.

Goli i parë, Muriqi e shënoi në minutën e 36-të, kurse të dytin në minutën e 40-të.

Jan Virgili shënoi për 3:0 në minutën e 65-të.

Arritjet e Muriqit nuk ndalen me kaq.

Ai ka hyrë fuqishëm edhe në garën për golashënuesin më të mirë në La Liga për edicionin aktual. Sulmuesi i Kosovës me 21 gola të shënuar në edicionin aktual në La Liga, është vetëm dy gola larg yllit francez të Real Madridit, Kylian Mbappes, që është në vendin e parë në renditjen e golashënuesve me 23 gola.

Ashtu siç pritje, Muriqi pas shkëlqimit me fanellën e Mallorcas të dielën, u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes kundër Rayo Vallecanos.

Deri në fund të edicionit aktual kanë mbetur edhe shtatë xhiro.

Me fitore, Mallorca është ngritur në vendin e 15-të me 34 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *