November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
November 13, 2026

Van Dijk do t’i mungojë Liverpoolit së paku deri në fund të janarit

Problemet me lëndime për Liverpoolin këtë edicion duket se nuk kanë fund. I fundit në listën e lojtarëve të lënduar është Virgil van Dijk.

Mbrojtësi i Liverpoolit u zëvendësua në pjesën e parë në ndeshjen e së hënës me Brentford. Trajneri Jurgen Klopp tha se holandezi ishte ankuar për dhimbje të muskujve dhe gjurit dhe e kishte zëvendësuar atë si masë paraprake.

Dy ditë më vonë doli se situata ishte më e rëndë se sa ishte supozuar dhe se Van Dijk mund të jetë jashtë fushës së gjelbër së paku deri në fund të janarit.

Ekzaminimet shtesë do të bëhen gjatë javës dhe vetëm atëherë do të dihet përfundimisht deri kur Jurgen Klopp nuk do të mund të llogarisë te holandezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *