February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Trepça’89 e Dukagjini me fitore të rëndësishme përballë Dritës e Prishtinës


Janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së 19-të në Albi Superligë. Trepça ’89 ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në hapje të stinorit pranveror, duke e mposhtur liderin e deritashëm, Dritën, me rezultat 1:0. Golin e fitores për mitrovicasit e shënoi Armend Gashi në minutën e 12-të. Me të njëjtin rezultat fitores iu gëzua edhe Dukagjini, që në Klinë e mposhti Prishtinën, duke iu hakmarrë për eliminimin nga Kupa e Kosovës në fundjavën e kaluar. Vendimtar në këtë duel ishte autogoli i shënuar nga Mërgim Pefqeli, në minutën e 43-të. Ky gol u pranua nga gjyqtari Mentor Ajeti pas shikimit të VAR-it, pasi paraprakisht kishte ndalur ndeshjen për ndërhyrje të palejueshme. Ky vendim bëri që prishtinasit të reagojnë fuqishëm, por që nuk arritën të ndryshojnë vendimin e gjyqtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *