Trepça’89 e Dukagjini fitojnë si mysafirë, Ferizaj fiton me përmbysje ndaj Llapit

Sot u zhvilluan tri ndeshje të javës së 24-t në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Trepça ’89 realizoi fitore të rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme, duke mundur Drenicën në udhëtim me rezultat 1-2. Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Da Silva, ndërsa për Trepçën ’89, shënuan Lushtaku (autogol) dhe Nimani.
Dukagjini gjithashtu fitoi si mysafir me rezultat 1-2 kundër Malishevës, duke e përforcuar vendin e gjashtë në tabelë. Bihorci dhe Santos shënuan për Dukagjinin, ndërsa Khumotov shënoi për Malishevën.
Ferizaj fitoi para tifozëve të vet me përmbysje të rezultatit, 2-1 kundër Llapit. Progni shënoi për Llapin në minutën e 11, ndërsa Sadriu shënoi dy herë për Ferizajn në minutat e 45 dhe 59, dhe tashmë me 24 pikë zë vendin e tetë në tabelë.