February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Trepça’89 dhe Malisheva i marrin pikë kryesuesve

Dy ndeshje emocionuese janë zhvilluar sot në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, të cilat kanë sjellë rezultate të papritura. Ballkani e kishte epërsinë prej 2:0 ndaj Malishevës deri në minutën e 86-të, por ndeshja përfundoi me një barazim 2:2, pasi Malisheva shënoi dy gola krejt në fund të ndeshjes duke i dhënë një gëzim të madh tifozëve të vet.
Ndërkohë, liderja e Superligës, Drita, nuk arriti ta mposhtë Trepçën’89 në shtëpi, pasi përballja e tyre përfundoi baras 1:1. Besnik Krasniqi shënoi golin e parë për Dritën nga penalltia në minutën e 12-të, por Egzon Baftiu i barazoi shifrat në minutën e 24-t pas asistmit të Blend Baftiut.
Këto dy rezultate nuk ndryshojnë pozitat në tabelë, ngase Drita mbetet në krye me 56 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 55 pikë, ndërsa Trepça’89 zë vendin e tetë me 30 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *