April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Dybala tërheq Romën drejt Ligës së Kampionëve, fitore e madhe si mysafir ndaj Torinos

Roma ka shënuar fitore si mysafir i Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të javës 29-të të Serie A.

Me të filluar ndeshja Roma fitoi penallti pas një loje me dorë në zonë nga Perr Schuurs.

Nga pika e bardhë ishte i saktë Paulo Dybala që shënoi për 1-0.

Pjesa e parë nuk solli më gjera të reja dhe të besuarit e Jose Mourinhos shkuan në pushim me epërsi.

Me të filluar pjesa e dytë, të dy skuadrat kishin nga një rast me Aleksey Miranchuk dhe Dybalan.

Deri në fund nuk kishte më raste të tjera dhe Roma mori tri pikë të mëdha.

Me këtë fitore Roma kalon në pozitën e tretë, duke e tejkaluar Milanin dhe Interit në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *