February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

Trepça ’89 merr fitore jetike në minutat e fundit ndaj Llapit

Trepça ’89 ka arritur të shënojë fitore ndaj Llapit me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 29-të të Superligës së Kosovës.

Një ndeshje ndeshje e fortë mes dy skuadrave që po luftojnë për objektiva të kundërta.

Llapi kaloi në epërsi në minutën e 25-të me IliriKrasniqi, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në mesin e pjesës së dytë ishte Abdullah Oyekanmi që arriti të barazojë rezultatin në 1-1.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej, 89-shi arriti që të fitojë penallti.

Samir Sahiti ishte i saktë nga pika e bardhë për të shënuar për 2-1.

Me këtë fitore Trepça ’89 ka 33 pikë dhe mban vendin e shtatë në renditje, ndërsa Llapo bie në pozitën e pestë me 39 pikë./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *