Totti “hap zemrën”: Më mirë të kisha vdekur se sa të largohesha ashtu nga Roma
Melankolike ishin edhe fjalët e Francesco Tottit, i cili kujtoi momentin e lamtumirës së tij me futbollin: “Nuk je kurrë gati për një ditë si kjo, por ka një fillim dhe një fund. Fytyrat e njerëzve, nga fëmijët tek të rriturit që i keni parë duke u rritur, ju prekin. Kjo do të thotë që në gjithë ato vite kam bërë gjithmonë atë që njerëzit donin të bëja.Tifozët më dhanë forcë, shtytje për të shkuar deri në fund. Nuk e dija se çfarë doja të bëja, pasi i thashë lamtumirë futbollit. Tani shpresoj të gjej diçka tjetër që më emocionon dhe më bën të ndihem mirë. Pasi bëra kalimin nga lojtar në menaxher, kuptova se isha i rëndë, sepse nuk kisha mundësi të shprehja mendimin tim”.Dhe bëhet fjalë pikërisht për përvojën në shoqëri (klub), në kohën e presidentit Pallotta, ndaj tonet e Tottit bëhen edhe më të ashpra: “Nuk ishte e lehtë të largohesha nga Roma, por kisha muaj që mendoja për këtë. Nuk kisha asnjë besueshmëri për drejtuesit, nuk isha pjesë e projektit. Thjesht më konsideronin si maskotë, edhe pse isha Totti.Ndoshta nuk isha gati, ose ndoshta nuk më lanë të ulem në qendër të tryezës. Por kur kishte një problem, unë isha gati të ndërhyja. Më mirë do të vdisja sesa t’i thoja lamtumirë skuadrës sime të zemrës. Nuk e kisha menduar kurrë se do të mund të largohesha nga Roma me iniciativën time, ishte familja ime e parë”.Një fjalim, që padyshim ka të bëjë edhe me mikun e tij Del Piero: “Problemi me futbollin është se në klube duhet të ketë ish-lojtarë, që e kuptojnë futbollin, dhe jo – me gjithë respektin e duhur – avokatë dhe llogaritarë që mendojnë se dinë të qëndrojnë në një klub.Një flamur, një lojtar, një djalë si Alex, që i dha Juventusit 20 vite karrierë, mendoj se është e drejtë të jetë pjesë e klubit bardhezi. Jo vetëm për të, por për klubin, për njerëzit, për atë që ka bërë, për futbollin, aftësinë që ka. Kush më mirë se ai di si të lëvizë në dhomat e zhveshjes, si të zgjedhë lojtarët për ekipin aktual?”
