April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Spektakël i çmendur në Torino: Juventusi barazon 4-4 me Dortmundin, debuton Edon Zhegrova

Një ndeshje për historinë u zhvillua mbrëmë në Torino. Juventusi dhe Borussia Dortmund dhuruan një spektakël të paharrueshëm në hapje të sezonit të ri të Ligës së Kampionëve, që përfundoi me rezultatin dramatik 4-4. Kjo ndeshje shënoi edhe debutimin e kosovarit Edon Zhegrova me fanellën bardhezi.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, me duele taktike dhe pak rrezik para portave. Por e dyta shpërtheu në gola dhe emocione, duke prodhuar një nga ndeshjet më të çmendura të viteve të fundit në Champions.

Karim Adeyemi zhbllokoi rezultatin për Dortmundin në minutën e 52-të, ndërsa vetëm dhjetë minuta më pas Kenan Yildiz barazoi për Juven. Vetëm dy minuta më vonë, Nmecha riktheu epërsinë e gjermanëve, por përgjigjja e shpejtë e Dušan Vlahović solli sërish barazimin 2-2.

Në minutat e fundit të lojës, Dortmund dukej se kishte siguruar fitoren: Yan Couto (74’) dhe Ramy Bensebaini (86’) shënuan për 2-4. Megjithatë, Juventusi refuzoi të dorëzohej. Vlahović, i cili hyri nga stoli, u bë njeriu i ndeshjes duke shënuar për 3-4 në minutën 90+4, e më pas asistoi për Kellyn, i cili me një goditje të jashtëzakonshme vendosi rezultatin përfundimtar 4-4 në sekondat e fundit.

Protagonisti absolut ishte Dušan Vlahović, me dy gola dhe një asist, duke treguar se mbetet pika e referimit në sulmin bardhezi, edhe pse gjatë verës emri i tij ishte i lidhur me një largim të mundshëm.

Me këtë barazim, Juventusi shmangu një humbje që dukej e pashmangshme dhe fitoi një pikë jetike në një ndeshje që do të mbahet mend si një nga spektaklet më të mëdha të Champions League në vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *