April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Sermaxhaj: Ky grumbullim na shërben për ‘play-off’-in kundër Turqisë dhe për të ardhmen

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e vajzave, Sami Sermaxhaj, e sheh grumbullimin treditor të shtatorit si një mundësi të rëndësishme për përgatitje ndaj Turqisë në ndeshjet e ‘play-off’-it për Ligën B të Ligës së Kombeve, por edhe për të testuar perspektivën e skuadrës në të ardhmen.

“Ideja e këtij grumbullimi është të shohim se cilat janë ato elemente që mund të na shërbejnë në ndeshjen kundër Turqisë, por edhe për të parë se cilat nga këto lojtare mund të jenë pjesë e rregullt e Kombëtares A në të ardhmen. Kosova tashmë ka disa lojtare të dëshmuara që po performojnë shumë mirë. Janë gjashtë që kanë shkuar në Turqi, kemi edhe nga shtetet e perëndimit, por pa anashkaluar as lojtaret e kampionatit vendor. Ky grumbullim na shërben edhe për të parë cilat nga U19 mund të bashkohen me këtë grup, prandaj të enjten do të luajmë një ndeshje testuese”, tha Sermaxhaj.

Në këtë kamp treditor, për shkak se nuk është termin zyrtar i FIFA-s, Sermaxhaj ka në dispozicion kryesisht futbolliste nga kampionati vendor dhe tri lojtare që luajnë jashtë vendit.

Atmosfera brenda grupit është vlerësuar pozitive edhe nga vetë futbollistet. Albulena Fejza theksoi se ky kamp do të jetë një përgatitje e mirë për ndeshjet vendimtare të tetorit: “Sot jemi mbledhur për një kamp treditor ku do të zhvillojmë një miqësore me Kombëtaren U19. Kemi disa prurje të reja që shpresoj t’i shërbejnë trajnerit për ndeshjet me Turqinë. Atmosfera është shumë e mirë dhe ky kamp do të na shërbejë mjaft mirë, pasi jemi në kampionat e sipër si ne ashtu edhe lojtaret jashtë vendit. Shpresoj të jemi në formën më të mirë dhe të arrijmë të kualifikohemi në Ligën B”.

Ndërsa Aurona Racaj shtoi: “Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Në tetor kemi dy ndeshje të vështira, por secila prej nesh do të japë maksimumin për ta kaluar me sukses këtë sfidë.”

Dardanet do ta mbyllin këtë kamp me ndeshjen testuese ndaj Kombëtares U19, e cila do t’i shërbejë stafit teknik për të parë gjendjen e lojtareve dhe alternativat për ndeshjet e tetorit kundër Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *