February 19, 2025

Sokoli: Kemi probleme në të gjitha repartet, duhet shumë punë

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli, ka deklaruar pas ndeshjes së humbur nga Ballkani 4:2 në “Liman Gegaj”, se skuadra e tij ka probleme në gjitha repartet, dhe se duhet shumë punë për përmirësim.

Sokoli erdhi në krye të Malishevës si zëvendësues i Sami Sermaxhajt, pak ditë para shkuarjes në përgatitje në Turqi.

“Prej katër golave që i pësuam, tre prej tyre janë naivë. Por kjo është kur luan me kundërshtarë më të fortë. Shpresoj që të përforcohemi. Duhet t’i përballojmë edhe këto ndeshje. Është evidente që luftojmë për të mbetur në ligë. Në pjesën e dytë patëm mundësi rikthimi. Qëlluam shtyllën, por nuk do të ishte reale një rezultat tjetër, pos kësaj që ndodhi. Është një rezultat që na tregon dobësitë që i kemi. Do ta kemi vështirë, është e qartë. Unë jam i kënaqur që të gjithë dhanë maksimumin, por ne kemi probleme në të gjitha repartet. Duhet punë për t’u përmirësuar”, ka deklaruar Sokoli, për Artsport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *