Senegali fitoi, por Katari shënoi golin e parë në Kupën e Botës

Senegali ka triumfuar 3:1 ndaj Katarit dhe është rikthyer në lojë për kualifikim në fazën e 1/8-tës së finales, teksa nikoqiri i këtij Botërori ka arritur të shënojë golin e parë në Kampionatin botëror. Ndeshja nisi në mënyrë të mërzitshme, por me kalimin e kohës vijuan rastet dhe golat.

Në minutën e 41-të, Boulaye Dia ka përfituar nga gabimi i mbrojtjes së Katarit dhe ka kaluar në epërsi Senegalin, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Famara Gjegju e çoi rezultatin në 0:2.

Katari nuk u dorëzua, kaloi në sulm, kështu që Mohamed Muntari shënoi golin e parë për këtë kampionat botëror me një goditje me kokë në minutën e 78-të. Megjithatë, Senegali nuk lejoi surprizë dhe me Bemba Dieng në minutën e 84-t arriti në rezultatin final 3:1.

VIDEO https://sblongvu.com/e/iclwrwse63ct.html

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *