Saka i sjell tri pikë Arsenalit në transfertën e vështirë te Aston Villa
Arsenal's Bukayo Saka celebrates scoring their side's first goal of the game during the Premier League match at Villa Park, Birmingham. Picture date: Monday August 31, 2026.,Image: 1129725556, License: Rights-managed, Restrictions: EDITORIAL USE ONLY No use with unauthorised audio, video, data, fixture lists, club/league logos or "live" services. Online in-match use limited to 120 images, no video emulation. No use in betting, games or single club/league/player publications., Model Release: no , Credit line: Nick Potts / PA Images / Profimedia
Arsenal ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në transfertën e vështirë ndaj Aston Villa, duke triumfuar me rezultat 0:1 në “Villa Park”.
“Topçinjtë” zhvilluan një ndeshje të mirë dhe e merituan fitoren ndaj skuadrës së drejtuar nga ish-trajneri i tyre, Unai Emery.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 59-të. Pas asistimit të Calafiorit, Bukayo Saka realizoi për 0:1, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.
Me këtë fitore, Arsenal merr tri pikë të vlefshme nga një prej transfertave më të vështira të sezonit.
