Messi tërhiqet nga Kombëtarja e Argjentinës

Superylli, Lionel Messi, njoftoi të hënën për tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar. Në një postim në “Instagram”, që paraqiste një shkrim me dorë në fletore, Messi konfirmoi se po tërhiqet nga përfaqësuesja e Argjentinës. 

Në një fusnotë në fund, ai shtoi: “I shkrova këto fjalë më 21 korrik, dy ditë pas finales. Sot, pas asaj që ndodhi me babain tim, jam edhe më i bindur se më parë”.

Babai i Messit, Jorge Messi, vdiq më 8 gusht në një spital në qytetin Rosario të Argjentinës. Ai ishte 68 vjeçar.

Tërheqja e Messit i jep fund një periudhe të jashtëzakonshme të Argjentinës. Ai largohet si kampion bote nga përfaqësuesja. Në Botërorin 2026, Argjentina pësoi në finale nga Spanja.

“Pas kohës së kaluar që nga finalja, dhe pasi e kam menduar shumë, dua t’ua bëj të ditur të gjithëve se po tërhiqem nga përfaqësuesja e Argjentinës… Ishte një vendim që më dhembi – dhe ende më dhemb thellë – por e kuptoj se ka ardhur koha. Ju betohem se gjithmonë kam dhënë gjithçka – jo vetëm në këto vjetët e fundit kur fituam gjithçka, por edhe para kësaj. Gjithmonë kam luftuar dhe kam lënë gjithçka në fushë për këtë fanellë, për t’iu sjellë gëzim dhe përmes futbollit t’iu bëjë krenarë që jeni argjentinas”, shkruan në postim e Messit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *