February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 16, 2025

Sadio Mane filloi stërvitjen me shokët e skuadrës

Futbollisti i Bayernit dhe i kombëtares së Senegalit, Sadio Mane, i është bashkuar stërvitjes kolektive të klubit nga Munihu, është bërë e ditur nga radhët e kampionit gjerman.

Mane ka qenë duke u stërvitur individualisht javët e fundit pas lëndimit në këmbën e djathtë në ndeshjen e Bundesligës kundër Werder Bremenit më 8 nëntor të vitit të kaluar, gjë që bëri që ai të humbiste Botërorin në Katar.

Mediat gjermane pretendojnë se senegalisti do të jetë gati për lojë në javët e ardhshme dhe mund të rikthehet në fushë më 8 mars, në ndeshjen e kthimit të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve me Paris Saint-Germain.

Mane (30-vjeç) u transferua nga Liverpooli te Bayerni në verën e kaluar dhe këtë sezon ai luajti 23 ndeshje për klubin gjerman dhe shënoi 11 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *