June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 1, 2026

Barça e ‘rehaton’ Cadizin për 3 minuta

Barcelona vazhdon me stilin e kampionit fitoret në La Liga. Gjiganti katalanas festoi me 2:0 ndaj Cadizit në Camp Nou dhe sërish ka tetë pikë epërsi në krye të tabelës ndaj Real Madridit. Lojtarët e Xavit tani mund të fokusohen në vizitën e së enjtes në ‘Old Trafford’ në Ligën e Evropës.

Barcelona kërkoi një mënyrë për të gjetur rrjetën për gati një gjysmë, dhe më pas e zgjidhi çështjen e fitores në tre minuta.

Sergi Roberto kaloi në epërsi Barçën në minutën e 43-të, ndërsa para përfundimit të pjesës së parë Robert Lewandowski shënoi rezultatin 2:0, i cili rezultoi të jetë edhe rezultati përfundimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *