Real Madridi synon t’i lë të gjithë ‘duar bosh’ për Viktor Gyokeres

Real Madridi është ndër klubet që janë fort në garë për të nënshkruar me sulmuesin e Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres.
“Manchester United, Chelsea dhe Real Madrid janë të gjithë në garë. Ende nuk ka angazhime”, ka raportuar gazetari i Sky Germany, Florian Plettenberg.
“Gjithçka është ende e hapur. Bayern aktualisht është jashtë – shumë shtrenjtë”, ka potencuar më tej ai.
Gyokeres konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në Evropë në 2-3 sezonet e fundit.
Makina suedeze e golave aktualisht krenohet me 52 gola dhe 12 asiste në 48 ndeshje për Sporting këtë sezon.
Real Madridi do ta përmirësonte ndjeshëm sulmin nëse do të nënshkruante me Gyokeres, por kjo mund të nënkuptojë shitjen e dikujt si Rodrygo.